TURQI
Tolgahan ka një marrëdhënie kaq të mirë me nënën e Almedës dhe këtë e vërteton veprimi i fundit i tij.
Aktori i njohur turk ka publikuar një foto me vjehrrën të shkrepur nga dasma e Ildës, motrës së Almedës dhe shkruan shqip duke e surprizuar.
Ai ka ripostuar në Instastory foton në të cilën shihet me nënën e Almedës dhe krahas saj ka shkruar: “Zemra ime, vjehrra ime”, shoqëruar me një trëndafil të kuq, duke treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.
Nuk ka munguar as komenti i Almedës, e cila e lumtur për marrëdhënien e tyre kaq të mirë u ka dërguar dy zemra.