TIRANE

Anne Hathaway ka treguar se ka më shumë se pesë vjet që nuk vë alkool në gojë. Ylli i Hollivudit është krenare për arritjen e saj, pasi pranoi se nga alkooli nisi të përjetonte stres. Aktorja 41-vjeçare tregoi se ndryshoi stilin e saj të jetës menjëherë pas datëlindjes së saj të 40-të.

Gjatë intervistës së saj të fundit me ‘New York Times’, ndau mendimet dhe përvojat e saj në lidhje me alkoolin, rrugëtimin për të hequr dorë nga alkooli dhe se si arriti të mos pinte për pesë vjet me radhë.

‘Nuk flas shpesh për këtë, por kam mbi pesë vjet esëll’, – tha, duke e përshkruar si ‘moment historik. Nuk ndihem mirë të flas për shkëputjen që ndieja prej trupit tim. Kisha shumë gjëra në kokë, – tha dhe shtoi se vendimi i saj ishte ekstrem, ama i drejtë. – Thellë-thellë e dija se nuk ishte për mua. Dukej ekstreme të mos fusja asnjë pikë alkooli, por si në rastin e alergjisë apo ndonjë reaksioni, që thjesht duhet ta pranosh, edhe unë e pranova.

Për sa i përket arsyes pse ndaloi së piri ajo shpjegoi se tani që është esëll, jeta e saj është më e mirë. Gjithashtu, shtoi se pika kulmore kur mori vendimin të mos pinte më ishte në vitin 2019, kur përjetoi dhembje koke nga të pirët teksa po ngiste makinën për të dërguar djalin në shkollë.

‘Kaq më mjaftoi, – tha ajo Ellen DeGeneres asokohe. – Nuk e doja atë gjendje, – rrëfeu ajo.’

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb