Lionel Messi ka qenë në Paris që nga pasditja e së martës ku kaloi ekzaminimet mjekësore dhe mbetet vetëm njoftimi nga Paris Saint-Germain për zyrtarizimin e transferimit, ndërsa për të mërkurën është planifikuar të paraqitet në një konferencë për shtyp.
Mundo Deportivo u gjet në Spitalin Amerikan në kryeqytetin francez, ku argjentinasi 34-vjeçar iu nënshtrua një testi mjekësor. Në fakt, kamerat e gazetës katalanase e kapën atë për herë të parë me një simbol të ekipit francez.
Për herë të parë Messi u pa me ngjyrat e Parisit, veshur me maskë mbrojtëse për koronavirusin e ekipit francez.
(BalkanWeb)