Luis Enrique, trajneri i PSG, nuk është ndjerë i befasuar nga humbja e pësuar përballë Dortmund, fundja kjo ishte një ndeshje mes dy ekipeve që zhvilluan një futboll të hapur, një futboll ofensivë. Pavarësisht humbjes, Enrique beson se mund të përmbysin rezultatin në Paris:

“Ishte një ndeshje me shumë intensitet, me dy skuadra që u përpoqën gjatë gjithë kohës për të shënuar.

A u befasova nga Dortmund? Jo, ne njihemi shumë mirë. Ne kishim disa raste për gol, ashtu si edhe ata. Ne nuk ishin të ftohtë përpara portës, sigurisht nuk kishim as fat teksa goditëm dy herë shtyllën, por futbolli kështu është. Ne do të përpiqemi të mësojmë nga gjithçka ndodhi në këtë ndeshje, por jam i bindur se mund të rikuperojmë në Paris, ajo ndeshje mund ta na jap finalen”, u shpreh Luis Enrique.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb