Një tërmet 7.0 ballësh ka goditur ditën e sotme Gadishullin e Alaskës.
Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan pavarësisht nga madhësia e tërmetit, nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.
Vendi më i afërt me epiqendrën ishte Perryville, shtëpia e pak më shumë se 100 njerëzve, 135 kilometra në veriperëndim.
Vetëm dy javë më parë një tërmet i fuqishëm 8.2 ballë goditi brigjet jugore të Alaskës duke shënuar edhe tërmetin më të madh në 50 vjet në SHBA
(BalkanWeb)