Tomas Strakosha nuk kërkon që ta kalojë edhe një sezon tjetër si rezervist tek Lazio. Kontrata i skadon në vitin 2022 dhe agjenti i tij ka kërkuar një takim me klubin për të sqaruar situatën.
Me ardhjen e Maurizio Sarrit, veterani Pepe Reina duket të jetë favorit për portën e lacialëve edhe për sezonin e ri.
Strakosha në moshë 26-vjeçare nuk do të humbasë më kohë dhe me të sqaruar situatën tek Lazio do të shohë për të ardhmen, pasi si rezervë humbet si eksperiencën ashtu dhe Shqipërinë.
(BalkanWeb)