* Ndërtuesit: Rritja e taksës së infrastrukturës, rrit çmimin e apartamenteve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve diskuton sot ligjin e pronave. Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka prezantuar një amendament për të shtyrë procesin me një vit me arsyetimin se është një cenim i së drejtës së pronës. Por ky amendament është rrëzuar nga maxhoranca.

“Ligji i qeverisë, një cenim i së drejtës së pronës. Ky ligj, më i keqi në 25 vite. Reflektoni për amendamentin tim dhe dekretin. Ligji bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Shoqatat e ish-pronarëve janë kundër këtij ligjit”, tha ajo, por pavarësisht kësaj shtyrja e procesit nuk është pranuar. Nga ana tjetër edhe shoqata e ndërtuesve është kundër rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë.

“Do të ketë rritje të çmimit të apartamenteve për shkak të taksës. Rritja e taksës do ndikojë në xhepin e blerësve. Çmimi i banesave rritet 150-250 € për metër katror. Taksa pa argumente, konsiderohet gjobëvënie”, kanë thënë ndërtuesi.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: