TIRANË
Trupi i pajetë i një personi është gjetur mesditën e sotme në periferi të Tiranës. Gazetarja Dorjana Bezat tha për ‘BalkanWeb’, se viktima është gjetur në afërsi të varrezave të Sharrës.
Burime nga vendngjarja thanë se trupi i pajetë është i dekompozuar. Sakaq policia ka nisur hetimet për identikimin e zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:45, në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarr, është gjetur një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull. Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)