ELBASAN

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku ka humbur jetën një 64-vjeçar. Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajov, ku mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Haxhi Bala, 64 vjeç, banues në Librazhd, i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Haxhi Bala. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: