Policia e Kukësit njofton se në drejtimin e lëvizjes Milot-Morinë, automjeti tip Benz me drejtuese shtetasen M.T është  përplasur me automjetin tip “Benz”,  me drejtues shtetasin A. K.

“Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M. T, është  përplasur me automjetin tip “Benz”,  me drejtues shtetasin A. K.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të  aksidentit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: