Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një firmë për mbledhje skrapi, ku si pasojë e një zjarri pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në Krujë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në firmën për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur 2 punonjës, shtetasit me inicialet G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)