Policia e Krujës ka arrestuar tre persona, për vepra të ndryshme penale. Konkretisht shtetasi Enes Ara, u arrestua për mashtrim, ndërsa shtetasi Flamur Zalla, për drogë dhe Ibrahim Gurra për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI I POLICISE
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, masave për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, Komisariati i Policisë Krujë kapi shtetasit:

– E. A., banues në Dragush, Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;

– F. Z., banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– I. G., banues në Krujë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: