Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Plepa-Shkozet.
Sipas policisë një 22-vejçar me inicialet E.D., banues në Tiranë ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafik-ndarësen.
Si pasojë e përplasje është dëmtuar pasagjerja 23-vjeçarja R.M., e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Durrës-Informacion-
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të ditës së sotme, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e trafikndarëses.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në mjet, shtetasja R. M., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)