Marin Meksi është kampioni absolut i bodybuilding shqiptar. Federata Shqiptare e Bodybuilding zhvilloi Kampionatin Mbarëkombëtar “Kupa e Shqipërisë” ne Bodybuilding dhe Fitness te organizuar ne Tirane, me pjesëmarrës nga të gjithë trevat shqiptare dhe diasposta. Marin Meksi u shpall kampion i shumëfishtë dhe absolut, i cili merr ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin botëror të bodybuilding dhe fitnessit që do të zhvillohet në Spanjë.
“Kam 22 vjet që merrem me bodybuilding, me gara brenda dhe jashtë vendit. Jo vetëm në sportin e bodybuilding por edhe sporte të tjera të forcës si mundja e krahut, qitja me armë, peshëngritja etj, në shumë kam dalë titullar jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit”, u shpreh Meksi. Ky është eventi më i madh i bodybuilding dhe fitnessit në Shqipëri, një organizim i përvitshëm që ka nisur që prej vitit 1992.
(BalkanWeb)
