Marin Meksi është një emër i njohur në vendin tonë si në sportin e “Bodybuilding” ashtu dhe në diplomaci, ku në të dyja fushat ka arritur maksimumin. Marini ruan një marrëdhënie strikte me jetën, duke iu përmbajtur jetës njësoj si sportit. Djali i shkrimtares Mira Meksi ai njeh mirë historinë e familjes, duke hulumtuar tek ajo dhe duke u krenuar çdo ditë e më shumë.

Në emisionin “FitStation” me moderatoren Çenkuela Hasa, Marini foli për herë të parë për jetën personale ku zbuloi dhe bindjet e tij për familjen, martesën.

“Institucionalizimi i një ndjenje aq sublime si është dashuria për mua nuk përbën asnjë sens. Unë besoj që çdo marrëdhënie ka një fillim, një kulminacion dhe një fund, ose mund të themi se fundi është një transformim i marrëdhënies, nga një raport pasionant në një raport simbiotik ku dyshja nuk bën dot pa njëri tjetrin, për shkak të kushteve apo fëmijëve. Unë jam gjithmonë pro marrëdhënieve të bashkëjetesës, madje pa e emërtuar marrëdhënien, në momentin që e bëjmë e kufizojmë”- tha Meksi për News24.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb