Gjermania ka zbuluar planet për të shtuar Algjerinë, Marokun dhe Tunizinë në listën e vendeve të sigurta, si një përpjekje për të ulur fluksin e emigrantëve që hyjnë në vend.
Ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, tha se qytetarëve të këtyre shteteve tani do të jetë e pamundur t’u jepet azil.
Ky vendim është pjesë e masave të reja që synojnë forcimin e rregullave në një vend i cili vitin e kaluar priti më shumë se 1.1 milionë azilkërkues.
Kujtojmë që me mijëra njerëz nga vendet e Lindjes vijojnë të braktisin vendet e tyre duke ju drejtuar Europës. Vetëm disa orë më parë në Egje, pranë një ishulli grek u mbytën 26 emigrantë pasi anija e tyre u përmbys. 10 nga viktimat ishin fëmijë.
(E.G./BalkanWeb)