Një sasi e konsiderueshme rërë është derdhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të ishull Shëngjinit.
Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar pamjet nga vendngjarja. Ashtu siç shihet nga pamjet, rëra ka mbuluar rrugën në një gjatësi prej 50 metrash, duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e mjeteve.
Sapo është konstatuar rasti ka mbërritur policia rrugore e po sinjalizon drejtuesit e mjeteve për rrezikun, ndërkohë ende nuk është identifikuar automjeti që mund të këtë derdhur rërën.
(BalkanWeb)