HOLANDE
Varianti i i Covid-19 i quajtur tashmë Omicron prej ditësh ka filluar të trembë mbarë botën. Ai u raportua për herë të parë në OBSH nga Afrika e Jugut më 24 nëntor.
I njohur më parë si B.1.1.529, ai është identifikuar gjithashtu në Belgjikë, Botsvanë, Hong Kong dhe Izrael. Ditën e djeshme u shënua rasti i parë në Europër që ishtë në Belgjikë.
Ndërsa ditën e sotme 61 persona në Holandë të mbërritur nga Afrika e Jugut kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 por nuk dihet ende nëse bëhët fjalë për virusin e ri,Omicron. Lajmi është bërë u ditur nga autoritetet holandeze.
Bëhët fjalë për udhëtarët e dy avionëve Klm në bordin e të cilëve ndodheshin 600 persona. Nga këta 60 prej tyre rezultuan pozitiv. Autoritetet shëndetësore po kryejnë analiza të mëtejshme për të parë nëse janë të infektuar me variantin e ri.