32-vjeçari Stilian Muha, është arrestuar nga policia e Tepelenës pasi bëri njoftim të rremë duke improvizuar vjedhjen e një shume parash.
32-vjeçari kishte njoftuar policinë se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë 200.000 lekë.
Ndërkohë pas hetimeve për zbardhjen e kësaj ngjarjeje rezultoi se Stilian Muha kishte bërë njoftim të rremë. Po nga hetimet rezultoi se ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike kanabis dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., babai i shtetasit 32-vjeçarit.
Tepelenë-Informacion-
Bëri njoftim të rremë, duke improvizuar vjedhjen e një shume parash, vihet në pranga 32-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.
Procedohet penalisht edhe babai i tij.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e datës 27.11.2021, nga shtetasi S. M., se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë 200.000 lekë, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe rezultoi se shtetasi S. M. ka bërë njoftim të rremë, duke improvizuar ngjarjen e grabitjes së shumës së parave.
Po nga hetimet rezultoi se ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., babai i shtetasit S. M.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Njoftimi i rremë në organet e rendit“ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
(BalkanWeb)