Ministria e Shëndetësisë në Serbi raportoi 39 viktima në 24 orët e fundit.
Ndërsa 1, 613 persona kanë rezultuar pozitivë nga 12, 526 teste të realizuara për koronavirus.
Autoritetet shëndetësore janë shprehur të shqetësuar me përhapjen e variantit të ri Omicron që ka prekur disa shtete.
Mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të mos tregohen neglizhentë, por të vaksinohen kundër virusit për të parandaluar përhapjen e Covid.
(BalkanWeb)