Një incident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit.
Rreth orës 01:43, gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti i linjës Bari-Durrës, “RIGEL III”, ka goditur kalatën nr.8, në pjesën e kiç në bordin e djathtë, duke shkaktuar një dëmtim dhe çarje të skafit.
Siç thuhet në njoftim, incidenti ka ndodhur si pasojë e keqfunksionimit të sistemit të transmetimit të komandës.
Autoritet përkatëse morën masat në vazhdimësi, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese në port duke i sistemuar gjatë natës në dhoma dhe qëndrim të sigurt në kalatë në terminal. Njoftohet se Agjencia detare ka kompensuar pasagjerët për biletat që kishin prerë dhe ka mundësuar nisjen e tyre me tragetin “RIGEL 7” sot në mbrëmje!
NJOFTIM
Në datë 9.12.2021, rreth orës 01:43, në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit, gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti i linjës Bari-Durrës, “RIGEL III”, si pasojë e keqfunksionimit të sistemit të transmetimit të komandës, ka goditur kalatën nr.8 në pjesën e kiç në bordin e djathtë, duke shkaktuar një dëmtim dhe çarje të skafit.
Autoritet përkatëse morën masat në vazhdimësi, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese në port, për menaxhimin e situatës me pasagjerët, duke i sistemuar gjatë natës në dhoma dhe qëndrim të sigurtë në kalatë në terminal. Agjencia detare ka kompensuar pasagjerët për biletat që kishin prerë dhe ka mundësuar nisjen e tyre me tragetin “RIGEL 7” sot në mbrëmje!
Është ngritur grupi i punës për hetimin e incidentit të ndodhur dhe u morën masa për riparimin e dëmeve.
(BalkanWeb)