Përkeqësimi i kushteve të motit ka shkaktuar probleme në zona të ndryshme në vend.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se si pasojë e rënies masive të dherave pranë Jonufrës është bllokuar aksi nacional Vlorë-Orikum.
Në këtë aks është shkaktuar një radhë e gjata automjetesh në të dy anët e rrugës.
Siç shihet edhe nga pamjet policia ka mbërritur në vendngjarjes, ndërkohë që pritet mbërritja e një mjeti për hapjen e rrugës dhe për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.
(BalkanWeb)