Biznesmeni i njohur Dhimosten Papa ishte i ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel, ku ndër të tjera foli edhe për jetën e tij familjare.

Ai dhe bashkëshortja e tij Lida janë prindër të dy vajzave, dhe Papa gjatë rrëfimit të tij tregoi se Anisa është ka qenë pjesëtare e pandarë e kompanisë, ndërkohë që Oria ka kryer studimet e larta në Greqi dhe më pas masterin në Angli.

Oria është martuar me një djalë nga Irlanda dhe prej vitesh ka jetuar në Angli, por Papa theksoi se prej andej gjithmonë ka asistuar biznesin e tyre. Oria dhe bashkëshorti i saj irlandez pas pandemisë kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë vendosur të qëndrojnë këtu, për t’u angazhuar më tepër në kompaninë që familja e tyre ka ngritur.

Biznesmeni tha se kthimin e vajzës së tij e sheh të ngjashëm me kthimin e tij dhe të bashkëshortes nga Greqia, teksa shtoi se nuk i vjen mirë kur sheh të rinj që ikin nga vendi i tyre, duke besuar se kushdo mund t’ia dalë edhe në Shqipëri.

Dhimosten Papa dhe familja e tij janë një model për t’u ndjekur pasi falë punës së tyre dhe këmbënguljes kanë arritur të krijojnë një nga kompanitë më të prestigjioze në vend, e cila çdo vit zgjeron gamën e produkteve të saj.

 

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: