E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Hyrida Basha nutricioniste ka folur për abuzimin me ushqimin gjatë periudhës së festave dhe se si ndikon në shtimin në peshë.
“Ajo çfarë është problem me popullatën është edukimi.

Nuk mund të vijë vetëm nga nutrecionistë, gazetarë apo mjekë, por nga instanca që janë të lidhura direkt me ushqimin. Patjetër që etiketa ushqimore ka shumë rëndësi, pasi janë të përshkruar të gjithpërbërësit e produktit, si kripërat, yndyrat, sheqeri etj.

Përveç faktit që mund të kemi individë intolerantë dhe me alergji të caktuar është situata e rënduar me obezitetin apo me sëmundje që lidhen me obezitetin, si diabeti, tumoret etj. Dhe nëse ne arrijmë të edukojmë si duhet duke lexuar etiketa ushqimore, patjetër që do të kemi ndërgjegjësimin e tyre. Nëse shohim sasi të larta të kolesterolit apo sheqerit, konsumatori duke ditur risqet do t’i eleminojë apo reduktojë marrjen e këtyre produkteve në shtëpi. Ideja është të edukojmë shporten ushqimore, pasi në momentin që i ke në shtëpi do t’i konsumosh. Nëse flasim për drithëra duhet të jenë integralë. Problemi i njerëzve me peshën është dhjetori, por në fakt problemi më i madh është janari se eshte koha më e gjatë e marrjes së peshës. Duke qenë se eshte blerja euforike, patjetër se njerëzit kanë tendencë të blejnë më shumë dhe të konsumojnë sasi të tepruar, si mish, proshutë, djath, sallatë ruse që është një ndër “bombat kalorike” apo ëmbëlsirat tradicionale të festës. Përsa i përket sigurisë ushqimore, problem mbetet edhe blerja e produkteve të hapura që shiten në treg apo trotuar, si bylmeti.

Kujdes me ushqimin gjatë kësaj kohe duhet të kenë sidomos personat me diabet apo sëmundje kardiovaskulare, duke qenë se shtojnë dhe sasinë e alkoolit kanë tendencë të rrisin nivelin e alkoolit në gjak. Duhet reduktuar ose pirë në mënyrë të zgjuar. Problem është fakti se ne e riciklojmë ushqimin, bëjmë sasi të madhe dhe e hamë të njëjtën gjë duke e ngrohur dhe bëhen të rrezikshme pasi bëjnë të mundur dhe kontaminimin, sidmos ato që përbëjnë vezë. Sugjerohet ndaj konsumatorëve që të bëjnë një lloj balancimi të ushqimeve”-tha Hyrida Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: