Mund të shënosh ndoshta golin më të bukur në histori, por cdo lojë ka një etikë dhe ky futbollist e shkel atë deri në maksimum. Pas ka bërë një gol në portën kundërshtare, Dally Innocent Gbale, sulmues i ekipit Freamunde ka hequr pantallonat e shkurtra dhe u ka treguar të pasmet tifozëve të ekipit kundërshtar. Menjëherë sulmuesi është ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri, që e vlerësoi veprimin e tij si një gjest shumë të pavend. Sulmuesi i ekipit Freamunde, që gjendet në Ligën e Dytë të Portugalisë, është dashur të largohet nga loja derisa është fërshëllyer nga kundërshtarët. Kurse kjo video do e damkosë përgjithmonë.
https://www.youtube.com/watch?v=EGUjvVDtcfo#t=11
(d.b/BalkanWeb)