Britania vendosi një rekord të ri për rastet e koronavirusit , me 122,186 infeksione në një periudhë 24-orëshe, nga 119,789 të enjten.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, janë raportuar edhe 137 vdekje të reja nga Covid-19. Në total, 147 857 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Nga rastet e reja, 23.719 janë konfirmuar si raste të variantit Omicron .

Më herët gjatë ditës së sotme, u njoftua se qeveria britanike do të ofrojë viza pune 12-mujore për punonjësit e shëndetësisë nga vendet e tjera pasi pandemia e re e koronavirusit përkeqësoi mungesat shëndetësore.

Kjo masë do të jetë e përkohshme dhe pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Paga minimale vjetore për t’u kualifikuar për vizë do të jetë 0,4 20,480 (afërsisht 28,000 €).

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: