PRISHTINE- Glauk Konjfuca, nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë edhe njëherë se për Lëvizjen Vetëvendosje, Hashim Thaçi është i papranueshëm për president të vendit. Sipas tij, Thaçi është shembull i keq për president.

“Presidenti ka kompetenca për unifikimin e popullit dhe këtë Thaçi nuk mund ta bëjë. Ai ka qenë një ndër figurat më injoruese dhe për këtë është i papranueshëm. Ai e ka përçarë gjithnjë popullin dhe si zëvendëskryeministër e ka nënshkrimin në marrëveshjet të cilat po cenojnë integritetin e vendit.

Për këtë arsye ai nuk duhet të jetë president”, ka thënë Glauk Konjufca, transmeton zeri.info. Ndërkohë që Konjufca ka shtuar se nuk dihet data e saktë kur do të votohet për Thaçin president.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: