RRESHEN- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, është ndalur ditën e sotme në qytetin e Rrëshenit për Kongresin e Partisë Socialiste. Edhe ministri Cani ka folur për zgjedhjet brenda partisë, duke e cilësuar debatin mbi këtë proces të pavlerë.
Kreu i Financave tha nga Rrësheni se kryeministri Rama duhet votëbesuar.
“Debati për zgjedhjet brenda partisë është i pavlerë. Kryeministri duhet votëbesuar. Ne duhet të fokusohemi tek reformat. Nuk duhet të ketë garë brenda PS”, tha ministri Cani.
(el.sp/BalkanWeb)