Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se zv.kryeminsitri Goran Rakiç nuk ka peshë vendimmarrëse në qeveri.

Konjufca në “Debat Plus” thotë se LVV ka arritur që për herë të parë të reduktojë në minimum ndikimin e Serbisë, pa e prekur Kushtetutën. “Edhe kur e kemi modeluar Qeverinë, kemi menduar që serbëve t’ua lemë vetëm një ministri pa prekur kushtetutën. LVV ka bërë atë që askush deri më tani nuk e ka bërë në raport me uljen e ndikimit të Serbisë”, tha ai.

I pari i Kuvendit të Kosovës thotë se shkeljet e Kushtetutës do të vazhdojnë edhe në qeverisjen e LVV-së, pasi sipas tij ato nuk mund të prehen si me gërshërë.

Konjufca thotë se Goran Rakiçi është zëvendëskryeministër dhe janë disa probleme me të.
“Me të s’ki çfarë bën hiq. Në Kushtetutë thuhet se duhet t’i ketë votat e komunitetit serb dhe nuk mund të zgjedhësh ti, por ta qojnë serbët atë. Nëse shkarkon Rakiç, Lista Serbe pas 8 orëve ta bjer tjetrin. Edhe tjetrin duhet ta shkarkosh për veprime të njëjta, pastaj tjetrin…Listën Serbe nga Qeveria nuk mund ta largojmë. Të gjithë nga Lista Serbe janë si Rakiqi”, deklaroi tutje Konjufca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: