Familja Biden bëhet me një mace. Zyra e Zonjës së Parë, Jill Biden, ka njoftuar se familja e tyre ka mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë një mace dyvjeçare, të quajtur Willow.
Biden, e quajti macen sipas vendlindjes së saj Willow Grove, Pennsylvania, tha zëdhënësi i Zonjës së Parë, Michael LaRosa.
Në dhjetor, familja Biden mori një qen të ri në familje të quajtur Commander, i cili në atë kohë ishte katër muajsh.
Qeni i tyre Champ ngordhi në vitin 2021, ndërkohë Majorpo jeton jashtë vendit me miqtë e familjes, pas raportimit të incidenteve të kafshimit në Shtëpinë e Bardhë.