Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Egjiptit dhe Katarit që të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për lirimin e pengjeve izraelite.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden e bëri një kërkesë të tillë në një telefonatë me liderët, duke shtuar se lirimi i pengjeve është tani pengesa e vetme për një armëpushim të menjëhershëm.

Uashingtoni, Doha dhe Kajro kanë ndërmjetësuar prej muajsh për të arritur një armëpushim në Gaza, e cila ka duruar bombardimet e pamëshirshme nga Izraeli në përgjigje të sulmit vdekjeprurës nga Hamasi kundër Izraelit më 7 tetor.

Përfaqësuesit nga Egjipti, Katari dhe Hamasi u takuan të hënën në Kajro, me grupin palestinez që pritet t’i përgjigjet një propozimi për një armëpushim të dytë në Gaza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: