Pamje të rralla dhe qesharake vijnë nga ndeshja që u zhvillua mbrëmë mes Kilit e Argjentinës. Asistentët brazilianë Fabrisio Vilarinjo dhe Rodrigo Figueiredo u paraqitën në lojë pa flamujtë e tyre.

Asistentët harruan mjetin e tyre kryesor të punës në hotel dhe për këtë arsye iu desh të përdornin zgjuarsinë për të rregulluar situatën e sikletshme.
Como se te quedan los banderines en el hotel ??♂️??♂️??♂️??♂️??♂️ el ingenio supera todo #VamosChile pic.twitter.com/Ocz65i4umt
— Juan Zúñiga Arteaga (@juzuar) January 28, 2022
Gjyqtarët “harruan” mjetin e punës duke përdorur jelekët reflektues në vend të flamujve të gjyqtarëve, por që iu kryen punë deri në fund të ndeshjes.
Kjo e enjte ishte një ndeshje kyçe për kilianët që humbën, u renditën në vendin e shtatë dhe komplikuan shanset e tyre për t’u rikthyer në një Botëror pas tetë vitesh, pas pjesëmarrjes në Brazil 2014. Të martën ata do të hakmerren në vizitën e tyre në Bolivi. Ndërsa Argjentina konsolidoi momentin e saj të mirë përtej mungesave si ajo e kapitenit të saj, Lionel Messi .
(BalkanWeb)
