“Michelle mbetet gruaja që kam dashur më shumë në jetën time dhe ende e dua, por në një formë tjetër”. Tomaso Trussardi flet për herë të parë për “Corriere della Sera”, që nga përfundimi i lidhjes së tij të dashurisë me Hunziker dhe shton: “Kur u fejuam dhe u martuam nuk e imagjinonim kurrë largimin”. Ai thotë se bëri një zgjedhje për të mbrojtur vajzat e tij Sole dhe Celeste, por ai është i mërzitur nga thashethemet për tradhti: “Nuk ka pasur” dhe Eros Ramazzotti-t i thotë: “Rri në vendin tënd”.

“Unë nuk jam i lumtur dhe as Michelle, por kemi bërë një zgjedhje për të mbrojtur familjen dhe vajzat tona Sole dhe Celeste, të cilat meritojnë dy prindër që janë mirë bashkë – shpjegon Tomaso Trussardi për të përditshmen italiane.
‘Fundi i një lidhjeje nuk është kurrë i bukur, por sot, në këtë situatë që jemi po kalojmë mirë. Vajzat qëndrojnë me nënën e tyre dhe unë mund t’i shohë kur të dua.
“Thënë këtë, nuk e di nëse do të jemi nga ata prindër të ndarë që bëjnë pushimet së bashku: ndoshta fillimisht e nisim me një darkë specifike”, sqaron Tomaso.

Sipas thashethemeve të kohëve të fundit, Michelle Hunziker duket se është afruar me ish-in e saj Eros Ramazzotti, i cili ka këshilluar Trusardin t’i përkushtohet karatesë për të përballuar këtë situatë të dhimbshme.

“Sot e di që ai thotë se dëshiron të na ndihmojë të kapërcejmë këtë situatë – thotë Trussardi në intervistën e gjatë me “Corriere” – por mbase duhet të kishte qenë atje edhe herët e tjera. Është më mirë që të gjithë të qëndrojnë në vendin e tyre.
Në të kaluarën ai ka pasur mungesë respekti për të gjithë familjen tonë, kur gjatë një interviste me Pio dhe Amedeo, i pyetur pse Michelle ishte gjithmonë e buzëqeshur, ai u përgjigj: “Kur ishte në shtrat me mua nuk qeshte”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb