I hidhur ka qenë fundi i një 50-vjeçareje në Fier, e cila i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sheq i Madh.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se viktima është V.Mamaj.
Gruaja është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj, ndërsa kishte një plagë në gjoks dhe disa gërvishtje. Po ashtu mësohet se mes çiftit nuk ka pasur probleme. 50-vjeçarja është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj, ndërsa kishte një plagë në gjoks dhe disa gërvishtje. Mësohet se mes çiftit nuk ka pasur probleme.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë dhe motivet që shtynë gruan që të ndërmerrte aktin ekstrem.
(BalkanWeb)