Finalistja e dytë e e “Big Brother VIP” është Beniada! Në një televotim me Monikën, Beniada rezultoi më e votuara nga publiku për t’iu bashkuar Ilirit në finale.
Beniada u bë pjesë e “Big Brother VIP” që prej 5 tetorit dhe është konsideruar gjerësisht si një nga konkurrentet më të forta dhe më të veçanta të reality show-t, e njohur për natyrën e saj të qetë, të çiltër dhe pozitive.