Princi i Uellsit, Charles është infektuar sërish me koronavirus. Mësohet se princi është njohur me rezultatin e testit ditën e sotme, ndërkohë që ka shtyrë një ceremoni që do të zhvillonte, duke u karantinuar.

Të mërkurën, ai dhe gruaja e tij Dukesha e Cornwall-it takuan njerëz në një pritje në Muzeun Britanik.

BBC shkruan se simptomat e para të koronavirusit Princ Charles i shfaqi në mars të 2020-ës, ndërkohë që kjo është hera e dytë që infektohet me COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: