Beteja për fronin në Britaninë e Madhe është duke u bërë edhe më e nxehtë pas problemeve shëndetësore që mbretëresha Elizabeth ka shfaqur kryesisht në vitin e fundit.

Së fundmi, Princit Andrew i është ndaluar të shfaqet në publik në ceremoninë e “Urdhrit të Garter”, pasi vëllai i tij i madh Charles dhe pretendenti për fronin, nipi i tij William kanë lobuar te Mbretëresha.

Duka i York, i cili i humbi titujt e tij mbretëror pas akuzave ndaj tij se ka abuzuar seksualisht me Virginia Giuffre, në kohën kur ajo ka qenë vetëm 17 vjeç ka mbetur tepër i zhgënjyer nga lëvizja e fundit e familjarëve të tij.

Mediat britanike raportojnë se 62-vjeçari  kishte shpresuar se paraqitja e tij me familjen mbretërore do të ishte një trampolinë për t’u kthyer në jetën publike, por anëtarët e familjes mbretërore kanë frikë nga një “përgjigje” e popullit të turpëruar britanik.

Ai i ka kërkuar Mbretëreshës, 96 vjeç, t’i kthejë titullin e tij HRH dhe detyrat që zotëronte vetëm pesë muaj pasi ato iu hoqën.

Por, Andrew do të lejohet vetëm në aspektet private të ceremonisë në Windsor Castle, teksa Mbretëresha pas bisedimeve të tensionuara familjare e ka urdhëruar të birin që të qëndrojë jashtë syrit të publikut “për të mirën e tij”.

Një burim i tha TheSun: “Ai ishte i sigurt se mund të rikthehej. Ishte një vendim i marrë nga familja për interesat më të mira të familjes, por edhe për interesat më të mira të Dukës së Jorkut”.

Tani, Duka nuk do t’i bashkohet anëtarëve të familjes me rrobat e tyre prej kadifeje dhe nuk do të ecë në ceremoni me kapelën e Shën Gjergjit dhe as nuk do të hipë në karrocën që i çon për në Kështjellën Windsor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb