I ftuar në programin “Dola te Ola” këtë javë ishte i ftuar aktori dhe regjisori Genc Fuga, ku ndër të tjera foli edhe për jetën e tij artistike.

Genc Fuga tregoi se vepra e parë që ai ka vënë në skenë pasi përfundoi studimet ka qenë “Papirus 94”. Ai tha se së bashku me 5 a 6 shokë krijuan një dramë, e cila tregonte rrugëtimin e 5 a 6 individëve se si ata i mendonin vitet e para të asaj kohe. Ai shtoi se ata u prezantuan me atë shfaqje në festivalin “Aleksandër Moisiu” dhe arritën të merrnin çmimin “Aktori i ri më i mirë”.

Genc Fuga ka një rrugë të gjatë dhe të suksesshme në artin shqiptar, dhe teksa në program u shfaq një fotografi më të madhin Roland Trebicka dhe Agim Qirjaqi ai kujtoi me shumë nostalgji rrugëtimin që ka patur me ta, “Ishte fat, ishte nder, ishte shkollë”.

Ai tha se me Rolandin kishte patur fatin të kishte një seri veprash dhe në program kujtoi momentet kur bashkë me të takoheshin një orë para provave dhe bënin edhe rrugën bashkë.

Fuga foli edhe për ndarjen nga jeta të Rolandit. Ai tha se aktori shkoi në Francë për një ndërhyrje dhe kur u kthye prej andej ishte transformuar. Mes emocionesh Fuga kujtoi fjalët që Rolandi i ishte drejtuar me buzëqeshje kur ai shkoi për ta takuar, “Mos bëj kështu”… Teksa u pyet nëse sot ka artistë të këtij niveli, Fuga tha se çdo brez ka artistët e vet dhe fatin e tij.

 

Gjatë programit regjisori mori një videomesazh plot vlerësime dhe humor nga Indrit Çobani, me të cilin ka ndarë skenën në shfaqjen “Edmond”.

 

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb