Tre administratorë të inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe të Elbasanit do të merren sot si dëshmitarë në komisionin Hetimor për këtë çështje.
Zoti Helidon Bushati, kërkoi nga e administratorëve që të përgjigjen me fakte duke iu referuar data që janë në kontratë.
Bushati: Kërkesa ime vlen për administratorët. Është shtyrë zbatimi i punimeve pasi nuk janë marrë lejet, apo licensat. Kërkojmë nga çdo administratorë, që për çdo vonesë, ti referohen nenit të kontratës dhe me datë se kur keni kërkuar apo jo.
Administratorja Arjola Kodra është betuar.
Tabaku: Kush ju ka punësuar e kush janë pronarët?
Administratorja: Ky pozicion është dhënë nga administratori i mëparshëm. Pronarë janë të regjistruar, këtë informacion mund ta aksesoni.
Tabaku: Cilët janë pronarët e kompanisë?
Administratorja: Të gjitha informacionet që kompania ka për detyrë t’ia paraqisni organeve shtetërore aksesohen lehtësisht.
Tabaku: E njihni Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin?
Administratorja: Po i njoh në marrëdhënie pune. Gugallja është administratore e një zyre kontabiliteti që e kemi kontratuar.
Tabaku: Bilancet e cilit vit ka kontabiluar kompania?
Administratorja: Nuk e kam si informacion.
Tabaku: Kur ka qenë komunikimi juaj i fundit, me Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan?
Administratorja: Nuk jam e detyruar të kontaktoj me nënkotratorë sepse kam një staf që kontaktoj.
Tabaku: Kur ka qenë takimi juaj me fundit me këta shtetas?
Administratorja: Unë kontaktet nuk i kam të drejta me nënkotratorët, komunikoj nëpërmjet stafit tim. Unë s’e kam memorizuar këtë pjesën e takimit.
Tabaku: Dëshmia e rreme ka penalitete për ju. E ndjeni përgjegjësinë e plotë?
Administratorja: Po, jam në dijeni të faktit.
Tabaku: Keni pasur eksperienca të mëparshme të menaxhimit të mbetjeve?
Administratorja: Jo, nuk kam pasur.
