TIRANË

Deputeti i PS-së, Alqi Bllako është marrë dje në pyetje nga SPAK, në lidhje me çështjen për inceneratorët.

Bllako mësohet se është marrë në pyetje në cilësinë e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

Deputeti socialist është pyetur nga SPAK dje, ndërsa sot në pyetje u mor edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Kujtojmë se nga hetimet e Komisionit Hetimor u dëshmua se babi i deputeti të PS-së, Edmod Bllako, ishte punonjës në inceneratorin e Tiranës, ku paguhej me një vlerë prej 10 milionë lekësh.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: