Videoja e publikuar nga CNN të hënën tregon tanket ruse duke zënë pozicione në një zonë me popullsi të dendur në perëndim të Kievit.

Klipi prej 17 sekondash u filmua me sa duket nga një banor në një bllok apartamentesh në rrethin Irpin, një vend ku forcat ruse qëlluan drejt kryeqytetit të dielën dhe të hënën, duke vrarë disa civilë.

Videoja tregon të paktën pesë tanke ruse dhe ekuipazhet e tyre brenda pak metrash nga blloqet e larta të apartamenteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: