Revista “Shije” ju paraqet një listë me ushqime të dobishme për të gjithë ata që kërkojnë të humbin disa kilogramë nga pesha e tyre.

Mandarina
Një produkt i pasur me vitaminë C, mandarina përmban përqindje të larta uji dhe këshillohet ngrënia e tyre në momente të ndryshme të ditës, për të bërë të mundur mbajtjen e një niveli të lartë të metabolizmit.

Portokalli
Ashtu si mandarinat janë shumë të pasur me vitamina C dhe përmbajnë vetëm 45 kalori.

Luleshtrydhet
Jo vetëm shumë të shijshme, por përmbajnë enzima të cilat ndikojnë në rritjen e konsumit të trupit.

Karota
Të gjithëve u kanë thënë që të vegjël që të bëjnë mirë për shikimin dhe kjo është e vërtetë. Ato përdoren gjerësisht edhe në shumicën e dietave të rekomanduara.

Kungulli
100 gramë kungull përmbajnë vetëm 15 kalori. Kungulli është një produkt që të ngop, por në të njëjtën kohë nuk të shëndosh.

Speci
Të përdorur prej shumë kohësh si shoqërues të shumë pjatave, specat kanë meritën që përshpejtojnë metabolizmin, ndërsa speciat djegës janë shumë më të rekomanduar se salcat pikante apo tabasko, të pasura me shumë kalori.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: