“Bombardimet ruse në Mariupol deri më tani kanë shkaktuar më shumë se 2, 500 viktima”, ka bërë me dije Oleksiy Arestovych, këshilltar i zyrës së presidentit të Ukrainës.
Ai gjithashtu ka theksuar se kjo është një katastrofë dhe se sipas tij, bota nuk i ka dhënë vlerësimin e duhur kësaj situatë, ndërsa Rusia nuk është ndalur me sulmet në Ukrainë.
“Kjo është një katastrofë të cilës bota nuk i ka dhënë vlerësimin e duhur”, ka shtuar ai.
(BalkanWeb)