Roman Abramovich humbi shikimin për disa orë pas helmimit të dyshuar.

Këtë e raporton Financial Times, duke cituar disa burime, sipas të cilave Abramovich ka marrë trajtimin e duhur mjekësor në Turqi dhe e ka rikuperuar plotësisht shikimin. Pronari i Chelsea-t si dhe dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas zhvilluan simptoma që përfshinin sy të skuqur, dhimbje të syve si dhe kruarje të lëkurës së fytyrës dhe duarve.

Abramovich ndodhet në Turqi, pasi pranoi një kërkesë ukrainase për të ndihmuar në negocimin e përfundimit të pushtimit rus të Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb