Pamjet që shihni vijnë nga “Kanali i Motorrit” në Vlorë, atje ku është gjetur një makinë e braktisur e shkrumbuar. Mjeti tip ‘Fuoristradë’ u pikas duke u djegur rreth orës 01:15 të natës, ndërsa forcat policore mbërritën në vendin e ngjarjes.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga vendngjarja, ku shihet se mjeti është shkrumbuar i gjithë mes një zone të pyllëzuar.

Gazetari, duke iu referuar burimeve policore, raporton për BW ka dyshime që makina është përdorur, ose do të përdorej për një ngjarje kriminale. Po ashtu dyshohet se mjeti është vjedhur, pasi rezultonte pa targa, ndërsa ende nuk është bërë e mundur identifikimi i pronarit të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb