Një mjet është gjendur i djegur në Vlorë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”.

Burime zyrtare bënë me dije se mjeti tip “fuoristradë”, pa targa është konstatuar duke u djegur.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb