Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ish-vjehrra e Merushe Hazizi foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec.

Gjatë bisedës në ‘News24’ të autores Evis Ahmeti, ajo u shpreh se ka ndjerë shumë keqardhje për ngjarjen e rëndë.

Ish-vjehrra tregoi se ka pasur një marrëdhënie të mirë me Mirushen.

Ish-vjehrra: I kërkoj ngushëllime familjarëve. Më ka ardhur shumë keq. Merushja sa ka qenë tek unë kemi kaluar mirë. Nuk jemi grindur, unë gjithmonë i kërkoja llogari tim biri. Kërkoja vetëm të shikonte fëmijët. Kam shumë respekt.

Jeni interesuar për tre nipërit?

Ish-vjehrra: Jo sepse nuk kisha numër telefoni, s’kisha ku të flisja.

Deklaratat e Anduelit, kërkon analizat e ADN për djalin e dytë dhe të tretë?

Ish-vjehrra: Atë nuk e di nëse ka dyshime, le t’i bëjë.

E përkrah?

Ish-vjehrra: Të bëjë si të dojë ai. Nuk di të flas për këtë..

Do mbani një raport me nipërit?

Ish-vjehrra e Merushe Hazizi: Unë them se do i mbaj…nuk e di. Do të doja të komunikoja me fëmijët.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb