Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova.
Kryeministri Rama po zhvillon sot një vizitë njëditore në Azerbajxhan, me ftesë të presidentit Aliyev.
Kryeministri Rama u prit më herët në një takim dypalësh nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Axhenda zyrtare në Baku përfshin vizitën e Kryeministrit Rama në memorialin e Varrezave të Dëshmorëve.
Në orën 18:00 do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin e Azerbajxhanit, Ali Asadov.
(BalkanWeb)