Aris ka mundur 1-0 PAOK-un në derbin e Selanikut në Greqi. Miqtë e kanë mbyllur takimin me një lojtar më pak.

Kjo për shkak se Enea Mihaj ka lënë fushën e lojës në minutën e 71-të, pas një kartoni të kuq. Mbrojtësi shqiptar u paralajmërua me një të verdhë në minutën e 37-të, ndërsa i dyti me këtë ngjyrë për të erdhi në pjesën e dytë.

Veprimi i bërë i kushtoi shtrenjtë jo vetëm atij, por edhe skuadrës. Paok humbi derbin dhe aktualisht renditet e dyta në kampionat me 59 pikë.

23 vjeçari Mihaj ka luajtur 9 sfida këtë sezon dhe ky është edicioni i tij i 3-të me këtë fanellë. Më parë ka luajtur për Panetolikos.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: