Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, që aktivizohet te skuadra e Famalikaos, në elitën e futbollit portugez, ishte i pafat ditën e sotme, teksa shkaktoi një autogol në duelin ndaj Bragës që përfundoi me rezultatin 4-1 në favor të këtyre të fundit.Ishte minuta e 22-të, kur një devijim fatal i Mihajt, dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Bragës.

Gjithsesi vlen të theksohet fakti se mbrojtësi shqiptar është një nga lojtarët më të rëndësishëm te skuadra portugeze, teksa është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm. Në 19 javë të zhvilluara deri tani, Famalikao ka arritur ë sigurojë 21 pikë duke u renditur në vendin e 12-të.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb